Historik Biznesi i Z. Dritan Çelaj

Aktiviteti i biznesit

•  Z. Dritan Çelaj diplomohet ne Universitetin e Tiranes, Fakultetin e Ekonomise, Dega Administrim Biznesi

1992- 1994 Z. Çelaj angazhohet me biznese te ndryshme kryesisht ne fushen e tregtise kryesisht ne qytetin e Fierit.

•  Krijon Firma e Ndertimit RIVIERA sh.p.k. Aktiviteti ka rritje te vazhdueshme. Gjate pese viteve te para, norma e rritjes ne te ardhura i kalon 20% ne vit. Firma e shtrin aktivitetin ne te gjithe Shqiperine. RIVIERA kryen punime ne Kukes (Dogana e Morines), Korce (Tregu i Lire), Tirane ( Godina e Kryeministrise, Gjykata e Apelit etj), Vlore (spitali i qytetit, hotele, ambjente banimi etj), Elbasan (stacioni elektrik) dhe ne shume zona te tjera. Aktiviteti eshte i gjere dhe mbulon ndertimin e godinave, ndertimin e rrugeve, reabilitimin e ambjenteve te ndryshme etj. Si sektori shteteror, ashtu dhe sektori privat jane kliente te RIVIERA sh.p.k. Firma ka reputacion te larte ne te gjithe Shqiperine dhe ne vecanti ne qytetin e Vlores

•  Krijon Kompanina e Sigurimeve ATLANTIK sh.a. ne te cilen zoteron 95.1% te aksioneve. Kompania hyn ne nje treg me 5 konkurrente. Biznesi i firmes perqenrohet ne sigurimin e pasurise dhe te shendetit. Duke filluar nga nje dege e vetme per qytetin e Tiranes, gjate tre viteve te jetes se saj, kompania eshte shtrire gradualisht duke mbuluar te gjithe territorin. Ne vitin 2004 firma puneson rreth 250 punonjes dhe agjente te shperndare ne 12 deget, 50 zyra dhe agjensi te ndryshme ne te gjithe Shqiperine. Bazuar ne raportet e Komisionit Mbikqyres te Sigurimeve, ATLANTIK eshte kompania me rritjen me te shpejte ne tregun e sigurimeve. Per momentin ATLANTIK zoteron rreth 15% te tregut.

•  Nderton dhe ve ne funksionim Qendren Tregtare Riviera ne Vlore. Qendra eshte ideuar si ambjent qe mundeson perqendrimin e perfaqsive tregtare te nje grupi biznesesh ne nje ambjent bashkekohor me siperfaq rreth 6000m 2 . Per te nxitur interesimin dhe per te promovuar qendren, organizohen aktivitete te ndryshme masive si panaire, koncerte grupesh vendase dhe te huaja etj. Qendra eshte kthyer ne nje pike referimi per qytetin. Ne te ndodhen Deget Rajonale te disa bankave, kompanise se sigurimeve ATLANTIK, Kompanise RIVIERA, zyrat e regjistrimit te pasurive etj.

•  Anetar i grupit iniciator per krijimin e Bankes Popullore. Nje nder aksioneret e Bankes.

•  Anetar i grupit iniciator per privatizimin e Tirana International Hotel, dhe nje nder aksioneret e saj.